Shkolla e parë
Shkolla e parë u hap në fshatin Lummadh, në lagjen Bregaj, e cila atëherë konsiderohej
pjesë e tokës së Stanocit të Epërm. Ishte një shtëpi-shkollë me dy dhoma mësimi. Përpara
kishte një verandë me një radhë shtyllash, ku nxënësit strehoheshin gjatë pushimeve kur binte shi.
Pranë rrugës ndodhej edhe një shitore e vogël e një shqiptari nga fshati, ku nxënësit
furnizoheshin me gjërat elementare: ushqim apo mjetet e pakta shkollore.
Mësimi zhvillohej në dy ndërrime: paradite në gjuhën serbe, kurse pasdite mësim fetar në
gjuhën arabe për nxënësit shqiptarë. Para se të regjistroheshin, nxënësit shqiptarë kalonin
një vit në mësim përgatitor. Klasat ishin të kombinuara, sepse nxënësit dalloheshin shumë
nga njohuritë dhe nga mosha.