“Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut” Çdo vit më 14-Qërshor në shumë vende të botës dhe ne vendin tonë organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut. Në kuadër të kësaj dite, "Klubi i biologëve të rinj" së bashku me arsimtaren e biologjisë znj.Serbeze Qollaku Keliqi, organizuan aktivitete të ndryshme në sheshin e qytetit të Vushtrris. Para se te dhurojmë gjak duhet përcaktuar grupin e gjakut,andaj sot nxënësit tanë bënë: 1. Percaktimi i grupeve te gjakut, 2. Matja e tensjonit. Interesimi nga qytetarët ishte shumë i madh për percaktimin e grupit të gjakut dhe matjen e tensionit. Qëllimet specifike të fushatës këtë vit janë: -Të shprehet një falënderim për dhuruesit e gjakut në mbarë botën dhe të krijohet një vetëdije publike më e gjerë për nevojën e dhurimit të rregullt e pa pagesë të gjakut; -Të promovohen vlerat e përbashkëta për dhurimin e gjakut dhe të përforcohet solidariteti dhe kohezioni shoqëror në komunitet; -Të inkurajohen të rinjtë për të pranuar thirrjen humanitare për dhurimin e gjakut dhe t’i frymëzojnë të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë. Drejtorija e shkollës falenderonë mësimdhënësen znj.Serbeze Qollaku-Keliqi dhe nxënësit pjesmarrës në këtë aktivitet shumë vedisues!🩺🔬