Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë

15 tetori, Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë! 15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë. Ndër datat festive në shkollën tonë tashmë është bërë traditë ecja në natyrë po më këtë datë së bashku me arsimtaren e Biologjisë: znj.Serbeze Qollaku Keliqi. Qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra, respektivisht ambienti, si dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor. Në të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv.🍂🪵🌿🍂

Kthehu te Lista