Mbrëmja poetike Hija e Hënës

“HIJA E HËNËS” DHE MAGJIA E VARGUT POETIK Kënaqësi të jesh në mesin e krijuesve të rinj, që me zërin e tyre poetik, krijonin një simfoni magjike, duke ua kaluar edhe këngës së zogjve rrëzë Qyqavicës! Mbrëmja poetike “HIJA E HËNËS”, organizuar nga grupi letrar “Zëri ynë” i shkollës “Liria” të Strofcit, në bashkëpunim edhe me nxënësit e shkollës “Migjeni” te Stanovcit, ishte e një niveli të lartë organizativ e artistik, që kapërcente nivelin përkatës shkollor, të cilin do ta lakmonte shumëkush... Ishte një mrekulli e veçantë! Ju lumtë!

Kthehu te Lista