11 Prilli-Dita Botërore e Kafshëve Shtëpiake🐕🦺🐓🐕🦺 Grupi i biologëve së bashku me arsimtaren e biologjisë prof. Serbeze Qollaku-Keliqi dhe Remzie Caka, si dhe me pedagogen e shkollës Fitore Zhabari vizituan strehimoren dhe klinikën veterinarike "NORTH ANIMAL HOSPITAL” në Novolan të Vushtrrisë. Aty nxënësit bashkëbiseduan me Dr. veterinar Zenel Zhabari për rëndesinë e kafshëve shtëpiake, kujdesin ndaj tyre, anatominë dhe fiziologjinë e tyre, nevojat e kafshëve shtëpiake, vaksinimin dhe preventivën e sëmundjeve të ndryshme. Po ashtu, nxënësit u njoftuan edhe për së afermi me aparaturen e diagnostifikimit të kafshëve që ka kjo klinikë. Nxënësit mësuan se mbajtja e një kafshe shtëpiake luan rol pozitiv në shëndetin fizik dhe mendor të njeriut! Drejtorsha e shkollës Ardita Shala Bekteshi falenderon Dr. veterinar Zenel Zhabarin për bashkpunimin me shkollën tonë.