10 Tetor- Dita Botërore e Shëndetit Mendor.
Grupi i biologëve së bashku me arsimtaren e biologjisë prof. Serbeze Çollaku-Keliqi dhe Prof. Remzie Caka, vizituan Qendrën për Mirëqenie Psikologjike, Hulumtim dhe Mbështetje Edukative- “MIND CARE” -në Prishtinë.
Aty nxënësit bashkëbiseduan me Prof.Ass.Dr. Pranvera Jetishi për ndërgjegjesimin e çështjeve të shëndetit mendor dhe përpjekjet për tu mobilizuar në mbështetje të shëndetit mendor.
Drejtorsha e shkollës Ardita Shala Bekteshi falenderon drejtoreshën e qendrës “MIND CARE” -Psikologen Klinike Prof.Ass.Dr. Pranvera Jetishi për bashkpunimin me shkollën tonë.
Serbeze Keliqi