Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, Ars. Serbeze Çollaku-Keliqi, së bashku me nxënësit, vizituan ordinancën “Puls Medika”, te Dr. Artan Krasniqi, kardiolog.
Dr. Artani u dha nxënësve sqarime dhe ligjëratë të dobishme rreth shëndetit të zemrës, faktorëve të rrezikut dhe mënyrave për ta ruajtur atë.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësi të njihen nga afër edhe me disa kontrolle kardiologjike, si EKG-ja ultrazeri i zemres, oksigjenometri, matja e tensionit të gjakut dhe prova në biçikletën ergometrike, si dhe me pajisjet e tjera të përdorura në kardiologji.
Falënderojmë Dr. Artan Krasniqin për mikpritjen, sqarimet profesionale dhe përvojën e vlefshme që ua përcolli nxënësve.
Duaje shëndetin – ruaje zemrën! ❤️
Galeria e Fotografive