Dita Botërore e Biodiversitetit

22 MAJI - DITA BOTËRORE E BIODIVERSITETIT OJQ “Biodiversiteti”, në bashkëpunim me DKA-në dhe DKRS-në, organizuan ligjëratë dhe ekspozitë me fotografi nga prof.dr.Halil Ibrahimi, prof.Enver Bajrami dhe prof. Ramiz Parduzi. Shkolla jonë ishte pjesmarrëse në këtë ekspozitë me nxënësit e Eko-klubeve apo Biologtë e rinjë me arsimtaren e Biologjisë: Serbeze Qollaku Keliqi. Drejtorija e shkollës falenderonë Dka-në për ftesën dhe Prof. Enver Bajrami. Po ashtu shprehet Mirënjohëse ndaj punës së arsimtares së Biologjisë pêr respektimin dhe festimin e të gjitha datave kalendarike në lëndën e Biologjisë me aktivitete të ndryshme me nxënës!🔎🌷🦋🐠🌍🦠🩺🩻🔎 Motoja: “Mundësitë për ta përmirësuar mjedisin ku jetojmë, janë në duar tona” Arsimtarja e Biologjisë, Serbeze Qollaku Keliqi, njëherit i njoftoj nxënësit me rëndësinë e kësaj date dhe me aktivitetet që do të mbahen ne shkollën tonë gjatë kësaj jave. 22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin. Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.

Kthehu te Lista