24 Maji – Dita e Presidentit/es ditë e simbolikës shtetërore në Republikën e Kosovës.🇽🇰 "Kjo është ditë e simbolikës shtetërore në Republikën e Kosovës, ashtu siç e kanë në traditën e tyre vendet me demokraci më të avancuar. Kjo ditë, përveç që shënon ditën e postit më të lartë të shtetit, të një vendi, ajo simbolizon mbrojtjen, unitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit. Drejtoresha e shkollës znj.Ardita Bekteshi falenderon Presidenten e R.Kosovës znj. Vjosa Osmani për pritjen dhe ngrohtësin që na fale neve dhe nxënësëve tanë,ishte nder për neve dhe shkollën tonë te jemi prezentë në këtë ditë të veçantë. Njëherit falenderojmë bashkëvendasin tonë Amir Haradinaj për ndihmën. Presidentja dhuroj simbolin e Presidencës të gjithë nxënësëve.